PËR BUJQËSI DHE PYLLTARI

Nga popullata e plotë e vendit prej rreth 2 milionë, më tepër se 50% jeton në pjesë rurale. Në ekonominë rurale dominon bujqësia. Bujqësia merr pjesë me 10% të BPV-së. Produktet ushqimore bujqësore dhe të peshkimit marrin pjesë me shumë të plotë prej 450 milion € në vit, gjegjësisht 15% të eksportit të vendit. Produktet kryesore eksporti janë duhani, vera, mishi i qengjit dhe perime të thata ose të freskëta. Shumë pjesë të vendit kanë një tokë të pjellore, që bashkë me klimën e ngrohtë, ka potencial për prodhim të një sërë të gjerë të produkteve cilësore. Në vend ka 510.000 ha tokë të punueshme. Prej këtyre, 190.000 ekonomi bujqësore, me rreth 80% të pronave të vogla familjare me madhësi prej 1.7 ha: në këto ekonomi familjare punojnë rreth 440.000 anëtarë të amvisërive dhe 141.000 punëtorë sezonal. Nga vlera e plotë e prodhimtarisë bujqësore në vend, 73% vije nga toka e punueshme dhe hortikultura, ndërsa 27% tjerat vijnë nga prodhimtaria e bagëtisë, kryesisht qumësht, pastaj vijon mishi i derrit, gjedhit, deles dhe dhisë.

Ekonomitë e vogla familjare bujqësore përballohen me sfidat e njëjta që edhe shumë ekonomi të vogla në Evropë – mungesë e tokës, mungesë e kapitalit, pozitë e dobët bisedimi në zinxhirin e furnizimit me ushqim, të ardhura të vogla. Pjesa më e madhe e ekonomive më të vogla bujqësore aspak nuk e kanë të regjistruar statusin dhe prandaj nuk mund të konkurrojnë për masat e mbështetjes nga fondet vendore ose të BE-së. Shumë ekonomi bujqësore me madhësi të mesme madje edhe të madhe janë të penguar për shkak të pamundësisë të marrin me tepër tokë (pjesërisht për shkak të pasigurisë në lidhje me regjistrin e parcelave të tokës), mungesa e kapitalit, çmimi i kostos së kredive, infrastruktura e dobët dhe shumë faktorë tjerë. Disa vuajnë nga kushtet e pavolitshme klimatike, për shkak të temperaturave të rritura dhe të reshurat e zvogëluara: kjo e imponon edhe sfidën e ujitjes dhe zhvillimit të strategjive për fidanishte të reja.

Pylltaria në Republikën e Maqedonisë është një degë ekonomike e cila në bruto prodhimin vendor merr pjesë me 0,3-0,5%, megjithatë nëse valorizohen funksionet e dobishme, kontributi është më i madh. Kontributi i plotë në bruto prodhimin vendor të industrisë së drurit (përpunimi primar dhe sekondar i drurit, mobileve, letër, celulozë, etj) paraqet 2,5-3%.

Pyjet në Republikën e Maqedonisë karakterizohen me llojllojshmëri të pasur biologjike. Maqedonia ka resurse të rëndësishme të produkteve tjera malore: bimë shëruese, kërpudha, frute mali si dhe lloje të ndryshme të gjahut. Rëndësia e pyjeve potencohet me faktin që pjesa më e madhe e rajoneve të mbrojtura janë me pyje.

RDN is a member of

brdn
ELRAD
PREPARE

Partners

Hela Sverige SWG

MCMS
MZSV
FFRM
FAO

Google Map

Contact


Office Address:

ul. “Kosta Veselinov” br.3a,
1000 Skopje R. Makedonija
Tel: +389 (2) 3075 506 Fax: +389 (2) 3075 503
info email: info@ruralnet.mk

YouTube Facebook