PËR DIVERSIFIKIMI NË MJEDISET RURALE

Diversifikimi mbështet llojllojshmërinë e ekonomisë rurale dhe cilësinë e jetës në viset rurale. Llojllojshmëria e ekonomisë rurale përfshin aktivitete për fillimin dhe zhvillimin e turizmit fshatar dhe ekologjik, vende të punës që janë të lidhura me atë, gjallërim dhe komercializim të artizaneve lokale dhe ofrim të shërbimeve të reja në bazë të resurseve ekzistuese.

Bujqësia dhe prodhimtaria e ushqimit nuk janë funksionet e vetme të mjediseve rurale, por mund të jetë një spektër i gjerë i veprimtarive tjera të cilat kanë për qëllim të plotësojnë nevojat e popullatës rurale.

Diversifikimi përfshin orientim në drejtime të ndryshme drejt aktiviteteve jo-bujqësore, mbështetje për krijimin dhe zhvillimin e mikro-ndërmarrjeve, promovim i turizmit dhe mbrojtje, zhvillim dhe administrim të trashëgimisë natyrore, që kontribuojnë për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe përmirësim të cilësisë së jetës në rajonet rurale. Një theks i veçantë vendoset në zhvillimin dhe rinovimin e fshatrave, si dhe ruajtjen dhe përdorimin maksimal të trashëgimisë rurale, si dhe prodhimin e specialiteteve të ushqimeve që karakterizohen me shije tradicionale, mbledhje të bimëve shëruese, aromatike dhe stolisjeje, turizëm rural, vlerësim të përparësive natyrore dhe pamjeve tradicionale të bashkësive rurale, artizania në fokus të përpunimeve dhe shërbimeve artizane si dhe tjera, përfitimi i shkathtësive dhe udhëheqjen e aktiviteteve për zhvillim të zbatim të strategjive për zhvillim lokal.

RDN is a member of

brdn
ELRAD
PREPARE

Partners

Hela Sverige SWG

MCMS
MZSV
FFRM
FAO

Google Map

Contact


Office Address:

ul. “Kosta Veselinov” br.3a,
1000 Skopje R. Makedonija
Tel: +389 (2) 3075 506 Fax: +389 (2) 3075 503
info email: info@ruralnet.mk

YouTube Facebook