PËR MJEDISI JETËSOR

Është fakt se njerëzimi gjithmonë është ballafaquar ne një numër të madh zgjedhjesh mbi cilësinë e jetës dhe gjendjes me mjedisin jetësor. Disa zgjedhje do të ndihmojnë krijimin e një bote në të cilën nevojat ekonomike dhe sociale janë të baraspeshuara me kapacitetin e pasurive natyrore dhe ekosistemeve; tjerët do të krijojnë një botë me mjedis jetësor të shkatërruar, ku mbretërojnë varfëria dhe uria.

Drejtimi i qëndrueshmërisë globale duhet të rrënjëzohet në njohjen e lidhjes së qartë mes mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe zhvillimit. Gjegjësisht, njerëzit shfrytëzojnë resurset natyrore në aktivitetet e përditshme: ushqim, pirje veshje, përdorim i pajisjeve elektronike dhe elektrike, nxehje, ndriçim, përdorimi i veturave. Por, ku është ndikimi nga shpenzimi? Dhe, a guxojmë të vazhdojmë me shprehitë e tanishme të shpenzimit? Njohuri e pakëndshme është fakti që sa më e pasur bëhet shoqëria, aq më shumë pasuri shfrytëzohen dhe aq me e madhe është shtypja ndaj mjedisit jetësor.

Problem i dukshëm është kapaciteti i mjedisit jetësor për sigurimin e resurseve të nevojshme. Toka është një sistem material në të cilin derisa disa resurse ripërtërihen (pyjet), tjerat janë të jo-ripërtëritshme (metalet, nafta, toka). Çështje tjetër është aftësia e mjedisit jetësor që të pranon mbeturinat e shpenzimeve tona – largimi i ndotësve kimik dhe emisioneve të dëmshme në ajër.

Për këtë shkak, nëse duam që gjeneratat e ardhshme të jetojnë në një botë pa mjedis jetësor të degraduar, duhet të ndërpritet lidhja mes rritjes ekonomike dhe shtypjes së zmadhuar mbi mjedisin jetësor. Domethënë, duhet të nisim aktivitete të tërësishme për të ndryshuar stilin tonë jetësor dhe sjelljen e konsumerizmit.

Zhvillimi i qëndrueshëm kërkon ndryshim të politikave në shumë sektorë, si dhe përputhjen e tyre. Pasi njeriu i shekullit 21 është i mençur: ai e dinë se zhvillimi ekonomik nuk është i mjaftueshëm për jetë cilësore për të gjithë. Nëpërmjet zhvillimit të qëndrueshëm merret përsipër përgjegjësia kolektive për avancimin r zhvillimit ekonomik, barazisë sociale dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor në nivel lokal, kombëtar dhe global. Zhvillimi i qëndrueshëm është zhvillim i vazhdueshëm ekonomik dhe social pa shfrytëzimin e plotë të burimeve natyrore, nga cilësia e cilëve varen aktivitetet e njeriut dhe zhvillimi i ardhshëm.

RDN is a member of

brdn
ELRAD
PREPARE

Partners

Hela Sverige SWG

MCMS
MZSV
FFRM
FAO

Google Map

Contact


Office Address:

ul. “Kosta Veselinov” br.3a,
1000 Skopje R. Makedonija
Tel: +389 (2) 3075 506 Fax: +389 (2) 3075 503
info email: info@ruralnet.mk

YouTube Facebook