PRAPAVIJA

Aleanca e Shoqatave të Qytetarëve “Rrjeti për Zhvillim Rural i Republikë së Maqedonisë” – RZR i RM-së”, është themeluar në mars 2010 në Shkup, sikur një lëvizje e organizuar në nivel kombëtar, me qëllim të jepet një zë komuniteteve rurale në Republikën e Maqedonisë.

Qëllimi i RZR të RM-së është të shfaq një qasje të strukturuar drejt mobilizimit të komuniteteve rurale, që ata të bëhen përfaqësues më të fuqishëm të zhvillimit lokal dhe të marrin pjesë në politikën rurale në nivel lokal, kombëtar, rajonal dhe nivel të BE-së. Kjo përfshin vendosje të bashkëpunimit efikas dhe ndihmë reciproke mes individëve dhe organizatave në rajonet rurale, me qëllim të sigurimit të përfaqësimit efikas të nevojave, zërit dhe interesave të popullatës rurale, si dhe sigurimi i rrjedhjes së informatave mes organeve qeveritare dhe joqeveritare në gjithë nivelet.

Themelimi i rrjetit rural në Maqedoni është ide e qartë dhe konstruktive e bazuar në themele të fortë të njerëzve dhe njohurive, e cila u krijua gjatë implementimit të ngjashme me LEADER, dhe të cilat ishin mbështetur nga Programi për Mbështetjen e Shërbimeve Këshillimore në Bujqësi për Maqedoninë (MAASP), e financuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), gjatë tre viteve të fundit. LEADER do të thotë “Lidhje mes Aksioneve për Zhvillim Rural” dhe paraqet një metodë e inicimit dhe implementimit të zhvillimit rural në komunitete lokale rurale

Përgatitja për implementimin e kësaj ideje bazohet në tre procese të rëndësishme:

  1. Përgatitje profesionale dhe të brendshme për vendosjen e themeleve të qëndrueshme të rrjetit;
  2. Akordim intensiv të jashtëm me qëllim të garantimit të pjesëmarrjes dhe kuptimit nga ana e anëtarëve potencial si dhe diskutim me aktorët kryesore për zhvillimin e partneriteteve të nevojshme dhe mbështetje për bashkëpunim më tutje me ata, dhe
  3. Përgatitja dhe diskutimi për planin e financimit, drejtimit dhe gjetjen e burimeve financiare.

RDN is a member of

brdn
ELRAD
PREPARE

Partners

Hela Sverige SWG

MCMS
MZSV
FFRM
FAO

Google Map

Contact


Office Address:

ul. “Kosta Veselinov” br.3a,
1000 Skopje R. Makedonija
Tel: +389 (2) 3075 506 Fax: +389 (2) 3075 503
info email: info@ruralnet.mk

YouTube Facebook