PËR PËRFORCIMI EKONOMIK I FEMRËS

Ndonëse gratë rurale kanë shumë gjëra të përbashkëta me gratë e viseve urbane, sërish dallimet mes banorëve të mjediseve rurale dhe urbane në Maqedoni janë të përcaktuar nga distanca e madhe e mjediseve rurale nga qendra, dendësia e vogël e popullatës dhe ofertat e kufizuara për shërbime publike, të plotësuara me mentalitetin patriarkal dhe konservativ që akoma sundon në mjediset rurale. Gjithnjë e më tepër paraqitet nevoja për kërkim të përqendruar në gratë rurale sepse bota rurale dhe mungesat që paraqiten nga ajo ndikojnë gratë e mjediseve rurale në mënyrë të ndryshme nga ndikimi që ata kanë mbi burrat e mjediseve rurale, ndërsa është lidhur me shkathtësitë siç janë: qasja e kufizuar në transport publik, fakti që pjesa më e madhe e grave i takojnë kategorisë së grupeve më të moshuara, çështjet specifike shëndetësore, pozita më pak e volitshme ekonomike, vështirësi për qasje në tregun e punës, obligime më të mëdha rreth familjes dhe kujdesit të anëtarëve të familjes, mungesë e përdorimit efektiv të drejtave pronësore, relacione patriarkale familjare, përfaqësim i pamjaftueshëm në procesin e vendimmarrjes.

Përforcimi ekonomik i gruas është një prej të drejtave themelore të njeriut dhe është thelbësore për uljen e varfërisë, nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe zhvillimit të shoqërisë. Do të arrihet përfshirje më të madhe të gruas në proceset e vendimmarrjes, në kuptimin lokal dhe në gjithë shoqërinë, me anë të organizimit të aktiviteteve me dhe për gratë rurale, me çfarë gruaja rurale do të përfitojë më tepër vetëbesim për punën e saj dhe vlerën e kontributit të saj në familjen dhe shoqërinë më të gjerë.

Çelësi i realizimit të përfshirjes më të madhe të gruas në proceset e vendimmarrjes janë bashkëpunimi mes më tepër organizatave dhe individëve që punojnë në këtë fushë.

RDN is a member of

brdn
ELRAD
PREPARE

Partners

Hela Sverige SWG

MCMS
MZSV
FFRM
FAO

Google Map

Contact


Office Address:

ul. “Kosta Veselinov” br.3a,
1000 Skopje R. Makedonija
Tel: +389 (2) 3075 506 Fax: +389 (2) 3075 503
info email: info@ruralnet.mk

YouTube Facebook