PËR QASJA LEADER

Iniciativa LEADER paraqet një qasje inovative në kuadër të politikës për zhvillim rural të BE-së nëpërmjet të cilës stimulohet barazia dhe bashkësia e gjithë aktorëve në proceset e ndërtimit të politikave, sjelljes së vendimeve dhe zbatimit të aktiviteteve lidhur me zhvillimin rural.

Shkurtesa LEADER është “Liaison entre Actions de Developpment de l’Economie Rurale” (LEADER) që nënkuptim “lidhje mes aktiviteteve për zhvillim të ekonomisë rurale”. Ajo paraqet një metodë për nxitjen dhe realizimin e zhvillimit lokal në viset rurale. LEADER është vegël për inkurajimin e subjekteve që jetojnë në mjedise rurale të hulumtojnë mënyra të reja për punë të përbashkëta për përmirësimin e kushteve të tyre të jetesës. Në këtë mënyrë, LEADER kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës në mjediset rurale, si dhe për familjet bujqësore dhe popullatën më të gjerë rurale.

Iniciativa LEADER ka filluar në vitin 1989 si instrument për promovimin e interesave të Bashkimit Evropian, siç është bashkëpunimi ndërkombëtar. Në fillimet e saja, ishte një vegël për prezantimin dhe testimin e metodave të reja dhe koncepteve, gjegjësisht inkorporimi i inovacioneve në qasjet tradicionale dhe lidhje të institucioneve. LEADER zyrtarisht ka filluar me zbatimin në vitin 1991 me qëllim të përmirësimit të potencialeve zhvillimore të viseve rurale me anë të tërheqjes së iniciativave lokale dhe njohurive, si dhe zgjerimit të këtyre njohurive në viset tjera rurale.

Deri më tani janë realizuar katër gjenerata të LEADER.

LEADER I (1991-1993) : ka shënuar fillimin e një qasje të re që dukshëm ishte territorial: i bazuar në rajon, integruar dhe participative. Krijimtaria është element kryesore që prej fillimit të saj.

LEADER II (1994-1999) : vazhdoi me qasjen e njëjtë, por theksi ishte vendosur mbi karakterin inovativ të LEADER projekteve dhe metodave.

LEADER + (2000-2006) : fokusoheshe mbi cilësinë e strategjive lokale. LEADER + vetëm më ishte i zbatueshëm në gjitha fushat tjera të zhvillimit rural në Bashkimin Evropian.

LEADER Bosht (2007-2013): LEADER qasja bëhet pjesë e politikës së përbashkët për bujqësi dhe zhvillim rural si Boshti 4 në politikën për zhvillim rural. Prej 2007 vetëm më është kyçur në programet kombëtare për zhvillim rural.

 

Karakteristika kryesore të LEADER qasjes

 

LEADER qasja paraqet një mundësi unike për realizmin e zhvillimit rural me anë të mbështetjes lokale. Ekzistojnë shtatë karakteristika kryesore të cilat përmbledhin LEADER qasjen:

  1. Strategji për zhvillim rural i bazuar në territori;
  2. Qasje “prej poshtë lartë” me fuqi të vendimmarrjes së Grupeve Lokale Aksioni në lidhje me punësimin dhe zbatimin e strategjive për zhvillimin lokal rural,
  3. Partneritet publik-privat: Grupe Lokale Aksioni (GLA);
  4. Aktivitete lokale;
  5. Aktivitete shumë-sektoriale dhe zbatimi i tyre;
  6. Rrjetëzim mes Grupeve Lokale të Aksionit, dhe
  7. Zbatimi i projekteve për bashkëpunim.

Këto karakteristika paraqesin një tërësi (komplet veglash) dhe çdo karakteristikë është plotësuese dhe ka veprimtari pozitive të përbashkët me karakteristikat tjera gjatë gjithë procesit të zbatimit, me efekte të përhershme mbi dinamikën e mjediseve rurale dhe kapaciteti i tyre për të zgjedhur problemet vetjake.

Çfarë është GLA?

Themelimi i partneriteteve lokale të njohura si grupe lokale aksioni (GLA) është një pre hapave të parë dhe më të rëndësishëm të qasjes LEADER. Në pajtim me Nenin 62, rreshtit 1 të Rregullores së Këshillit (KE), nr 1698/2005, në shtetet anëtare “…GLA-të duhet të tregojnë shkathtësi të përcaktojnë dhe zbatojnë strategji zhvillimore për territorin përkatës…”. Grupi i tillë gjithashtu duhet “…ose te zgjedh bartës kryesore të detyrave administrative dhe financiare dhe që është i aftë të menaxhojë me mjetet publike dhe të sigurojë funksionim të mirë partneritetit, ose të formojë strukturë juridike të përbashkët që do të garantojë funksionimin e mirë të shkathtësisë së partneritetit për të menaxhuar me mjetet publike…“. Përveç kësaj, këto nene vlejnë edhe për shtetet kandidate. Mendohet që GLA-të do të jenë efektive në stimulimin e zhvillimit të qëndrueshëm sepse ata:

  • i mbledhin dhe kombinojnë resurset e gatshme njerëzore dhe financiare nga sektori publik nga sektori privat, sektori qytetar dhe angazhime vullnetare;
  • bashkojnë bartës lokal të aktiviteteve rreth projekteve kolektive dhe aktivitete multi-sektoriale për të arritur sinergji, pronësi të përbashkët dhe masë kritike që është e nevojshme për përmirësimin e konkurrencës ekonomike në territorin përkatës;
  • e përforcojnë dialogun dhe bashkëpunimin mes bartësve të ndryshme rurale, që shpeshherë kanë shumë pak përvojë në bashkëpunim, me uljen e konfliktit potencial dhe me lehtësimin e negociatave dhe marrëveshjeve për zgjidhje me anë të konsultimeve dhe bisedave;
  • me anë të bisedimit mes partnerëve të ndryshëm, i lehtësojnë procesin e përshtatjes dhe ndryshimit në sektorin e bujqësisë (p.sh. produkte me cilësi të lartë, zinxhirë të shitoreve për ushqim) integrim të çështjeve ekologjike, llojllojshmëri të ekonomisë rurale dhe ngritje të cilësisë së jetesës.

GLA-të duhet t’i bashkojnë partnerët publik dhe privat, të jetë një grup mirë i baraspeshuar që do të përfaqësojë grupet lokale të interesit që vijnë nga sektorë të ndryshëm socio-ekonomik të territorit. Në nivel të sjelljes së vendimit, partnerët privat dhe shoqatat duhet të marrin pjesë me së paku 50% të partneritetit lokal.

GLA-të mund të themelohen veçanërisht vetëm për LEADER mbështetje, por mund të themelohet edhe për partneritete paraprake. Me atë që disponon me një ekip të praktikantëve dhe me fuqi të vendimmarrjes, GLA paraqet një model i organizimit që mund pozitivisht të ndikojë mbi sjelljen e politikave. Përvoja tregon që në bazë të këtyre karakteristikave të përbashkëta mund të zhvillohen më tepër lloje të GLA-ve, si rezultat i formave të ndryshme të organizmit rajonal dhe kombëtar – politik dhe institucional, me shkallë të ndryshme të autonomisë që ka të bëjë me aprovimin e projekteve dhe menaxhimin financiar.

RDN is a member of

brdn
ELRAD
PREPARE

Partners

Hela Sverige SWG

MCMS
MZSV
FFRM
FAO

Google Map

Contact


Office Address:

ul. “Kosta Veselinov” br.3a,
1000 Skopje R. Makedonija
Tel: +389 (2) 3075 506 Fax: +389 (2) 3075 503
info email: info@ruralnet.mk

YouTube Facebook