PËR TRASHËGIMIA KULTURORE

Prezantimi dhe promovimi i veprave që kontribuojnë drejt rritjes së aktiviteteve ekonomike në mjediset rurale janë të nevojshme për rritjen ekonomike, punësimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Promovimi i trashëgimisë kulturore dhe natyrore, ofertave turistike në rajonet rurale, veprat e dorës, janë sektorë në rritje të shumë rajoneve dhe sigurojnë mundësi për diversifikim të fermës dhe aktiviteteve jashtë bujqësisë si dhe zhvillim i bizneseve të vogla në ekonominë më të gjerë rurale. Turizmi është një prej degëve më të rëndësishme në shumë mjedise rurale dhe mund të zhvillohet nëpërmjet trashëgimisë kulturore dhe natyrore. Përdorimi i teknologjisë informatike për rezervimin e kapaciteteve të akomodimit, promovim, marketing, dizajnim të shërbimeve dhe aktiviteteve për çlodhje, promovim të manifestimeve lokale të panairit do të zmadhojë numrin e vizitorëve.

Integrimi i iniciativave në kombinim me diversifikimin, krijimin e bizneseve, investimi në trashëgiminë kulturore, infrastrukturë për shërbime lokale do të kontribuojë për prosperitet ekonomik dhe cilësi më të mirë të jetës në pjesët rurale. Zhvillimi i mikro bizneseve dhe artizanisë në pjesët rurale duhet të mbështetet në bazë të shkathtësive tradicionale dhe njohuri të kombinuar me pajisje adekuate, pajisje dhe njohuri për të promovuar sipërmarrjen dhe zhvillimin e ekonomisë.

RDN is a member of

brdn
ELRAD
PREPARE

Partners

Hela Sverige SWG

MCMS
MZSV
FFRM
FAO

Google Map

Contact


Office Address:

ul. “Kosta Veselinov” br.3a,
1000 Skopje R. Makedonija
Tel: +389 (2) 3075 506 Fax: +389 (2) 3075 503
info email: info@ruralnet.mk

YouTube Facebook